WEB TRAGET - Tragete Shqiperi

KUSHTET E PĖRGJITHSHEM PĖR TRANSPORTIN E PASAGJERĖVE, BAGAZHET DHE AUTOMJETET E TYR
E

Pėrkufizime:
• Termi “Pasagjer” nėnkupton ēdo person i transportuar nė pėrputhje me biletėn e udhėtimit tė lėshuar nga transportuesi dhe / ose agjencitė e autorizuara. Termi "transportues" dhe / ose "Kompania" nėnkupton TragetWeb.
• "Subjekti" i kontratės ėshtė ofrimi i transportit siē rregullohet nga nenet. 396 dhe nė vijim tė Kodit tė Lundrimit. Transportuesi merr pėrsipėr tė transportojė udhėtarin dhe automjetin pėrkatės sipas kushteve tė mėposhtme, tė cilat pėrpara blerjes dhe / ose rezervimit tė biletave tė pasagjerėve, vetė Pasagjeri ėshtė i detyruar tė shqyrtojė dhe tė respektojė nė mėnyrė tė plotė.
• Shėrbimi i transportit detar i referohet udhėtimit tė pėrcaktuar nė letrėn e imbarkimit nė anije pėrfshirė akomodimin nė bord dhe nė rastet e parashikuara edhe tė automjetit shoqėrues.
• Nuk janė pjesė e kontratės, tė gjitha shėrbimet ndihmėse tė ofruara nga transportuesi detar.
• Termi "transportues detar" nėnkupton transportuesin e kontraktuar dhe transportuesit operativ. Anija e pėrdorur pėr transport mund tė jetė pjesė e flotės GNV ose e njė transportuesi tjetėr operativ.
• Njė “person me aftėsi tė kufizuara” ose” person me aftėsi tė kufizuara nė lėvizje” ėshtė ēdo person tė cilit i reduktohen aftėsitė pėr tė lėvizur kur pėrdor mjetet e transportit, pėr shkak tė aftėsive tė kufizuara fizike (shqisore apo tė lėvizjes), dėmtimeve ose aftėsive tė kufizuara intelektuale ose pėr ēdo shkak tjetėr aftėsie tė kufizuar ose moshės e pėrhershme ose e pėrkohėshme, gjėndja e tė cilit ka nevojė pėr vėmendjen e duhur dhe pėrshtatjen me nevojat e tij tė veēanta tė shėrbimit qė i vihet nė dispozicion tė gjithė pasagjerėve

VLEFSHMĖRIA: Bileta ėshtė personale, nuk ėshtė e transferueshme dhe ėshtė e vlefshme vetėm pėr transportin e specifikuar mbi tė. Udhėtari duhet tė ruajė me kujdes biletėn/kontratė pėr tė justifikuar tė drejtėn e tij pėr tė udhėtuar dhe pėr t’ja treguar atė ēdo Oficeri tė anijes ose nėpunėsi tė kompanisė qė e kėrkon. Pasagjeri i papajisur me biletė duhet tė informojė menjėherė kapitenin dhe / ose komisarin e bordit tė anijes. Nė mungesė njoftimi do t’i kėrkohet tė paguajė dyfishin e ēmimin tė udhėtimit deri nė portin e destinacionit dhe sidoqoftė, kompensimi i dėmeve tė shkaktuara.

AKOMODIMI: Udhėtari do tė zėrė vendin e treguar nė biletė ose nė mungese tė tij, vendin e treguar nga kapiteni ose komisari i anijes. Kompania, nė rast nevoje reale, ka fuqinė t’u pėrcaktoje pasagjerėve njė vend tjetėr. Nė rast se vendi i dhėnė ėshtė i njė niveli mė tė lartė, nuk do t’u kėrkohet asnjė ndryshim tarife, ndėrsa kur vendi i dhėnė ėshtė i tipit me tė ulėt, do tė rimbursohet diferenca e tarifės sė pagur pėr tė gjithė pasagjerėt, pa cėnuar tė drejtėn nga ana e Pasangjerit pėr tė zgjidhur kontratėn nė pėrputhje me ligjin.

MOSPARAQITJE PĖR NISJE Pasagjeri i cili nuk ėshtė i pranishėm nė kohėn e treguar mė lart pėr tė bėrė check-in, ose qė nuk arrin nė anijen e parashikuar tė shėnuar nė fletėn e udhėtimit nuk ka tė drejtė tė kėrkojė asnjė rimbursim, as tė pjesshėm, tė ēmimit tė paguar, madje duhet tė plotėsojė pagesėn edhe me ēmimin e kalimit nė qoftė se nuk e kishte paguar nė tėrėsi.
Nuk do tė njihet asnjė rimbursim nė rastet e mėposhtme: (i) kur nuk lejohet imbarkimi pėr arsye sigurie, edhe nėse udhėtari ėshtė paraqitur nė oraret e duhura si mė lart; (ii) nėse udhėtari ėshtė nė posedim tė dokumenteve tė papėrshtatshme pėr zbritje nė portin e destinacionit; (iii) nėse udhėtari pas check-in nuk ėshtė i pranishėm nė kohė tė mjaftueshme pėrpara imbarkimit; (iv) nėse emri i udhėtarit nuk ėshtė shėnuar nė biletė

ANULIMI DHE RIMBURSIMI: anulimet duhet tė njoftohen nga Pasagjeri te Kompania ose direkt ose nėpėrmjet njė agjencie udhėtimi nė kushtet dhe kohėt e mėposhtme dhe janė subjekt i gjobave si: nga akti i rezervimit deri nė 20 ditė para nisjes 20%; nga 19 ditė deri nė 4 ditė para nisjes 25%; nga 3 ditė deri nė 2 orė para nisjes 50%.
Zbritjet e mėsipėrme aplikohen nė ēmimin total tė tarifės sė Pasagjerit, tė automjeteve dhe tarifa tė tjera shtesė qė kanė lidhje me taksat. Data dhe koha e anulimit duhet tė shėnohen nė biletė nga kompania apo Agjencia e udhėtimit lėshon biletėn. Llogaritja e afateve kohore do tė fillojė nga dita pas datės sė anulimit, duke pėrfshirė datėn e nisjes. Nuk parashikohet ribursim pėr Pasagjerėt nė rast se fshin / anulon udhėtimin kur mungojnė mė pak se dy orė nga nisja e planifikuar, nėse nuk janė tė pranishėm nė kohėn e caktuar pėr imbarkim dhe nuk kanė dhėnė njoftim paraprak pranė kompanisė nė rast verifikimi tė njė prej rrethanave tė parashikuara nga neni. 400 i Kodit tė Lundrimit. Nė rast anulimi tė njė bilete tė modifikuar mė parė, do tė aplikohet gjoba mė e lartė e vlerėsuar nė bazė tė datės kur janė bėrė ndryshimet. Nuk parashikohet mundėsina e anulimit tė pjesshėm tė biletės, pra, anulimi pėrfshin tė gjithė titullin e udhėtimit.
Rekomandojmė Pasagjerėt tė lidhin siguracion udhėtimi qė mbulon rastet e lartpėrmendura pėr anulimet dhe fshirjet.
Biletat e lėshuara me kodin e tarifės promocionale janė tė rimbursueshme dhe tė ndryshueshme.
Pasagjeri i cili nuk kryen udhėtimin e blerė ka tė drejtė tė kėrkojė rimbursimin ne Agjentin qe ka pre bileten.

NDRYSHIME: Nė rast ndryshimi tė biletės duhet tė paguhet njė tarifė fikse prej Euro 25.00 (njėzet e pesė euro dhe zero qindarka) dhe rregullimi me taksat dhe shpenzimet bunker, ose ndryshe shuma qė do tė vendoset dhe publikohet paraprakisht me ēdo ndryshim tė mundshėm nė ēmimet e tarifave kur ndryshimi pėrfshin njė tarifė mė tė lartė krahasuar me atė fillestare.
Biletat tė lėshuara me tarife tė veēantė vajtje-ardhje (A / R) mund tė ndryshohet vetėm nė tė njėjtėn kohė me lėshimin e pagesave tė drejtpėrdrejta pėr tė dyja bileta. Asnjė ndryshim nuk do tė pranohet ndėrkohė qė po kryhet check-in. Pėr tė gjitha biletat e lėshuara me kushte specifike dhe / ose tė veēanta, nuk ėshtė i lejuar asnjė ndryshim. Asnjė ndryshim nė biletėn e lėshuar nuk pėrben tė drejtė pėr rimbursim, ndėrsa lind detyrimi pėr pagesė tė diferencės midis biletės qė ndryshohet, nėse ndryshimi pėrfshin njė sistemim dhe / ose njė ēmim mė tė lartė.

 

TragetWeb Copyright © 2017 all rights reserved - Cookie Policy | Privacy | Terms Of Service