![]() |
KUSHTET E PËRGJITHSHEM PËR TRANSPORTIN E PASAGJERËVE, BAGAZHET DHE AUTOMJETET E TYRE Përkufizime: • Termi “Pasagjer” nënkupton çdo person i transportuar në përputhje me biletën e udhëtimit të lëshuar nga transportuesi dhe / ose agjencitë e autorizuara. Termi "transportues" dhe / ose "Kompania" nënkupton TragetWeb. • "Subjekti" i kontratës është ofrimi i transportit siç rregullohet nga nenet. 396 dhe në vijim të Kodit të Lundrimit. Transportuesi merr përsipër të transportojë udhëtarin dhe automjetin përkatës sipas kushteve të mëposhtme, të cilat përpara blerjes dhe / ose rezervimit të biletave të pasagjerëve, vetë Pasagjeri është i detyruar të shqyrtojë dhe të respektojë në mënyrë të plotë. • Shërbimi i transportit detar i referohet udhëtimit të përcaktuar në letrën e imbarkimit në anije përfshirë akomodimin në bord dhe në rastet e parashikuara edhe të automjetit shoqërues. • Nuk janë pjesë e kontratës, të gjitha shërbimet ndihmëse të ofruara nga transportuesi detar. • Termi "transportues detar" nënkupton transportuesin e kontraktuar dhe transportuesit operativ. Anija e përdorur për transport mund të jetë pjesë e flotës GNV ose e një transportuesi tjetër operativ. • Një “person me aftësi të kufizuara” ose” person me aftësi të kufizuara në lëvizje” është çdo person të cilit i reduktohen aftësitë për të lëvizur kur përdor mjetet e transportit, për shkak të aftësive të kufizuara fizike (shqisore apo të lëvizjes), dëmtimeve ose aftësive të kufizuara intelektuale ose për çdo shkak tjetër aftësie të kufizuar ose moshës e përhershme ose e përkohëshme, gjëndja e të cilit ka nevojë për vëmendjen e duhur dhe përshtatjen me nevojat e tij të veçanta të shërbimit që i vihet në dispozicion të gjithë pasagjerëve VLEFSHMËRIA: Bileta është personale, nuk është e transferueshme dhe është e vlefshme vetëm për transportin e specifikuar mbi të. Udhëtari duhet të ruajë me kujdes biletën/kontratë për të justifikuar të drejtën e tij për të udhëtuar dhe për t’ja treguar atë çdo Oficeri të anijes ose nëpunësi të kompanisë që e kërkon. Pasagjeri i papajisur me biletë duhet të informojë menjëherë kapitenin dhe / ose komisarin e bordit të anijes. Në mungesë njoftimi do t’i kërkohet të paguajë dyfishin e çmimin të udhëtimit deri në portin e destinacionit dhe sidoqoftë, kompensimi i dëmeve të shkaktuara. AKOMODIMI: Udhëtari do të zërë vendin e treguar në biletë ose në mungese të tij, vendin e treguar nga kapiteni ose komisari i anijes. Kompania, në rast nevoje reale, ka fuqinë t’u përcaktoje pasagjerëve një vend tjetër. Në rast se vendi i dhënë është i një niveli më të lartë, nuk do t’u kërkohet asnjë ndryshim tarife, ndërsa kur vendi i dhënë është i tipit me të ulët, do të rimbursohet diferenca e tarifës së pagur për të gjithë pasagjerët, pa cënuar të drejtën nga ana e Pasangjerit për të zgjidhur kontratën në përputhje me ligjin. MOSPARAQITJE PËR NISJE Pasagjeri i cili nuk është i pranishëm
në kohën e treguar më lart për të bërë check-in, ose që nuk arrin në
anijen e parashikuar të shënuar në fletën e udhëtimit nuk ka të drejtë
të kërkojë asnjë rimbursim, as të pjesshëm, të çmimit të paguar, madje
duhet të plotësojë pagesën edhe me çmimin e kalimit në qoftë se nuk e
kishte paguar në tërësi. ANULIMI DHE RIMBURSIMI: anulimet duhet të njoftohen nga
Pasagjeri te Kompania ose direkt ose nëpërmjet një agjencie udhëtimi në
kushtet dhe kohët e mëposhtme dhe janë subjekt i gjobave si: nga akti i
rezervimit deri në 20 ditë para nisjes 20%; nga 19 ditë deri në 4 ditë
para nisjes 25%; nga 3 ditë deri në 2 orë para nisjes 50%. NDRYSHIME: Në rast ndryshimi të biletës duhet të paguhet një
tarifë fikse prej Euro 25.00 (njëzet e pesë euro dhe zero qindarka) dhe
rregullimi me taksat dhe shpenzimet bunker, ose ndryshe shuma që do të
vendoset dhe publikohet paraprakisht me çdo ndryshim të mundshëm në
çmimet e tarifave kur ndryshimi përfshin një tarifë më të lartë
krahasuar me atë fillestare. TragetWeb Copyright © 2017 all rights reserved - Cookie Policy | Privacy | Terms Of Service
|
||